LAJMI I FUNDIT:

Reali dhe City në garë për Mourinhon

Reali dhe City në garë për Mourinhon

Sipas mediave spanjolle dhe angleze, ekipet e Real Madridit dhe Manchester Cityt, pas fundit të sezonit do të futen në garë për të angazhuar trajnerin e Interit, Jose Mourinho.

Mourinho ende ka edhe tre vite nga kontrata e tij me kampionin e Italisë, por mediat shkruajnë se ai lehtësisht mund të largohet nga Interi përmes klauzulës për prishje të marrëveshjes.

Marca shkruan se përfaqësues të Real Madridit tashmë kanë kontaktuar me agjentin e Mourinhos. Gazeta shkruan se pas humbjes nga Lyon në Ligën e Kampionëve, presioni mbi Manuel Pellegrinin është rritur dhe mbretërit mendojnë për të zëvendësuar atë, ndërsa kanë marrë edhe shenja pozitive nga agjenti i portugezit.

Reali nuk është i vetmi klub që interesohet për Mourinhon. Manchester City po ashtu thuhet se dëshiron ta angazhojë atë dhe mund të bëjë një hap nëse Roberto Mancini dështon ta dërgojë ekipin anglez në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/