LAJMI I FUNDIT:

Reali, 40 milionë për Tevez?

Reali, 40 milionë për Tevez?

Real Madridi dëshiron të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, ndërsa për shërbimet e tij do të ofrojë 40 milionë funte.

Tevez shkëlqeu te City sezonin e fundit, pas kalimit të tij kontrovers nga rivali Manchester United. 28 golat e tij dhe qëndrimi prej një luftëtari të vërtetë, e kanë bërë atë hero te tifozët.

Sipas Sport, Reali e ka vërejtur formën e tij dhe është i gatshëm t’i ofrojë pagë prej 180.000 funte në javë, vetëm e vetëm që ta transferojë në kryeqytetin spanjoll.

Tevez në sulmin e Realit do ta kishte partner Gonzalo Higuainin, me të cilin edhe ashtu është partner te kombëtarja argjentinase. /Telegrafi/