LAJMI I FUNDIT:

Reagon Prokuroria Themelore në Prizren, tregon se çfarë ndodhi me përkthimin e raportit të ekspertizës së Astrit Deharit

Reagon Prokuroria Themelore në Prizren, tregon se çfarë ndodhi me përkthimin e raportit të ekspertizës së Astrit Deharit

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se pretendimet e përkthyesit të raportit të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, nuk janë të vërteta dhe janë si pasojë e reagimit publik lidhur me cilësinë e përkthimit.

Prokuroria Themelore në Prizren siguron opinionin publik se përkthyesit i është dhënë në përkthim i gjithë dokumentacioni i ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, transmeton Telegrafi.


“Për hir të informimit të drejtë e të saktë të opinionit, përkthyesi ka pranuar raportin e ndarë në dy pjesë. Pas marrjes së raportit të përkthyer në gjuhen shqipe nga përkthyesi, Prokuroria ka vërejtur se faqja 14 në të cilën kanë qenë të përfshira konkluzionet nuk ka qenë e përkthyer në gjuhen shqipe.

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra (Dokument)
Lexo po ashtu Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra (Dokument)

Faqja e parafundit nr.13 përmban konkluzione me nënshkrimin e dy autorëve, ndërsa faqja e fundit nr.14 përmban konkluzione nga dy raportet e nënshkruar nga tre autorë, dhe ne besojmë se përkthyesi është vënë në lajthim nga faqja e 13 duke menduar se aty përfundon raporti. Ndërsa, edhe vet përkthyesi ka theksuar se ka pranuar raportin prej 14 faqesh. Faqja e 14 e raportit ka munguar në përkthim në gjuhën shqipe dhe me të vërejtur këtë fakt Prokuroria ka kërkuar nga përkthyesi që menjëherë të përkthehet edhe faqja e 14 në mënyrë që të kompletohet raporti dhe i njëjti t’i dorëzohet në të dy gjuhët familjes. (Lidhur me këtë sqarim mund ti shihni edhe dy faqet e raportit në gjuhën frënge të bashkangjitur në këtë komunikatë).

Për të gjitha këto Prokuroria i posedon të gjitha dëshmitë se përkthyesi e ka pranuar tërë materialin e kompletuar së bashku me konkluzionet të cilat kanë qenë në faqen 14″, thuhet në njoftim.

Flet përkthyesi i raportit zviceran për rastin Dehari: Faqen e konkluzioneve ma dërguan pesë minuta para takimit me familjen e Astrit
Lexo po ashtu Flet përkthyesi i raportit zviceran për rastin Dehari: Faqen e konkluzioneve ma dërguan pesë minuta para takimit me familjen e Astrit

Prokuroria Themelore në Prizren bën thirrje që të mos manipulohet opinioni, si dhe të mos thuhen gjëra të pavërteta dhe tendencioze të cilat mund të ndikojnë negativisht në rastin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori