LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçar, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Siç shkruan CNN, mediat shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.

Reuters gjithashtu raportoi vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.


Ato që dimë deri tani rreth helikopterit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Lexo po ashtu Ato që dimë deri tani rreth helikopterit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha të hënën se nuk kishte shenja jete nga ata që udhëtonin në bord.

Helikopteri që mbante nëntë persona pati probleme në mjegull të dendur gjatë kthimit nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan, thanë zyrtarët iranianë të dielën.

Rrëzimi nxiti një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati me orë të tëra me ndihmën edhe të  Bashkimit Evropian dhe Turqisë, por ekipet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe temperaturat e ulëta./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
Kalo në kategori