LAJMI I FUNDIT:

Raportimi i drejtë rrit transparencën

Raportimi i drejtë rrit transparencën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare mbi raportimin financiar në Kosovë, të organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Në hapje të konferencës Presidentja Jahjaga e ka përshëndetur anëtarësimin e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Ajo tha se me ketë anëtarësim kontabilistët janë shembull i mirë i integrimit në institucionet ndërkombëtare.

“Përmes raportimit të drejtë e të ndershëm financiar rritet transparenca e institucioneve tona dhe rritet përgjegjësia në vendimmarrje dhe llogaridhënie, që ndikon në rritjen e besimit dhe performancën institucionale. E çka është më e rëndësishmja, krijohen kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, tha ajo.

Presidentja Jahjaga, u ka premtuar kontabilistëve përkrahje që sa më shpejtë të procedojnë projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, i cili do ta rregullojë ketë fushë. /Telegrafi/