LAJMI I FUNDIT:

Ranieri e dëshiron Kupën e Italisë

Ranieri e dëshiron Kupën e Italisë

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, dëshiron që ta fitojë trofeun e Kupës së Italisë me skuadrën kryeqytetase.

Në vitin 1996, Ranieri e fitoi këtë trofe me Fiorentinan, ndërsa tani dëshiron që ta fitojë sërish, por për ta bërë këtë, njëherë duhet ta eliminojë Udinesen pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.

“Në Itali më i rëndësishëm është Kampionati. Në Angli, prioritet për shumë skuadra është kupa”.

“Kjo është çështje kulture. Mirëpo, unë do të kisha dashur ta fitoja Kupën e Italisë. Më pëlqeu ndjenja kur e fitova”.


“Por fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme (e enjte) kundër Udineses”, është shprehur trajneri italian. /Telegrafi/