LAJMI I FUNDIT:

Rangnick i Leipzigut: Ofertave të Bayernit për Wernerin nuk mund t’iu rezistojmë

Rangnick i Leipzigut: Ofertave të Bayernit për Wernerin nuk mund t’iu rezistojmë
Timo Werner (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern Munich ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në skuadër duke sjell lojtar të rinj në çdo repart të ekipit. 

Një prej lojtarëve që iu intereson bavarezëve është edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner, i cili shihet si pjesë e rëndësishme e të ardhmes së rekordmeister.

Edhe menaxheri i skuadrës së Leipzigut, Rafl Rangnick, ka pohuar se nuk do të mund t’i rezistojnë ofertave të kampionëve edhe pse do të dëshironin ta mbajnë lojtarin edhe për një kohë shumë të gjatë.


Werner është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në qarkullim

“Nëse Bayerni është serioz, do të na vështirësonte gjërat. Por ata shpesh luajnë me një sulmues, prandaj e shoh atë me ne për dy apo tre vjetët e ardhshme”, pohoi Rangnick.

Gjithashtu u raportua se Real Madridi dhe Barcelona po interesohen për shërbimet e reprezentuesi gjerman që këtë sezon po vazhdon me paraqitje të mira në ligën elitare gjermane.

Kane dhe Werner në listën e ngushtë të Barcelonës, edhe katër sulmues tjetër alternativa
Lexo po ashtu Kane dhe Werner në listën e ngushtë të Barcelonës, edhe katër sulmues tjetër alternativa

Lojtarit kontratë me skuadrën aktuale i mbaron gjatë verës së vitit 2020 dhe vlerësohet se kushton rreth 60 milionë euro.

Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani është paraqitur në 81 raste dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori