LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Atyre që dyshojnë do t’ua tregojmë vendin

Ramos: Atyre që dyshojnë do t’ua tregojmë vendin
during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk ka mundur ta rruaj temperamentin pas ndeshjes ndaj Tottenhamit.

Kampioni i Spanjës pësoi humbje të rëndë nga Tottenhami në Angli dhe është humbja e dytë radhazi.

Ronaldo shënoi një gol ngushëllues për mbretërit, të cilët janë tetë pikë prapa Barcelonës në La Liga.


Por, Ramos insiston se ekipi i Zidanes që është i dyti në Grupin H do të rikthehet fuqishëm.

Lajmet e fundit nga Real Madridi
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Real Madridi

“Ne i kuptojmë tifozët të cilët mund të zhgënjehen nga rezultatet e fundit, por Real Madridi do të luftojë dhe do të kthehet e nëse dikush mendon se jemi të mbaruar, ne do t’ua tregojmë vendin shumë shpejt”.

“Nga përvoja ime te Reali, kur humbisni disa ndeshje, njerëzit fillojnë të flasin për krizë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të bashkuar”.

“Ne jemi gjallë në garën tonë të preferuar, në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të mbesim të qetë, të mbesim të bashkuar dhe të bindur se Reali që ne e njohim do të kthehet shumë shpejt”, deklaroi Ramos pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori