LAJMI I FUNDIT:

Psikologët arrijnë të përllogarisin faktorin e humorit

Psikologët arrijnë të përllogarisin faktorin e humorit

Pas ndjenjës se diçka tingëllon komike, qesharake, naive ose absurde, fshihet shumë më tepër sesa thjesht një sens humori i dikujt: është një matematikë komplekse.

Të paktën kështu besojnë një ekip psikologësh.

Se çfarë bën që një grup fjalësh të tilla të kthehet në një shaka plot ndikim në humorin e njerëzve, ata e kanë matur e sjellë si një studim të veçantë në “Journal of Memory and Language”.

Ekipi i studiuesve kryesuar nga Chris Westbury në Universitetin e Albertas, në Kanada, ka analizuar kombinacionet e germave në fjalët e gjuhës angleze. Ata kanë përdorur një masë që tregon se sa largohet një fjalë e caktuar nga fjalori i përdorimit të përditshëm – dhe kanë dëshmuar se kjo masë përshkruan edhe masën e shakasë që ajo përmban.


Pjesëmarrësit në test duhej t’u vinin në dispozicion atyre disa fjalë të renditura në mënyrë të rregullt e me kuptim. Kur ata nisën ta lexonin fjalën e dhënë si një “snunkoople” (diçka absurde, dërdëllitje, fjalë pa kuptim), ata ia nisën të argëtoheshin.
Kërkuesve u interesonte nëse kjo sjellje do të ishte diçka e matshme, ose e parathënë. Westbury dhe kolegët e tij e kishin vënë në dyshim entropinë si një masë të përcaktuar matematikore për t’u marrë në konsideratë, një nocion në fakt i huazuar nga fizika.

Entropia përshkruan se sa e mirërenditur, sa e parashikueshme është një fjalë e caktuar. Sa më i pazakontë të jetë kombinacioni i germave, siç është për shembull në fjalën “finglam”, aq më e ulët është entropia e saj në krahasim me një fjalë si “clester”. Kombinacioni i saj i fjalëve, është më i mundshëm për një fjalë në gjuhën angleze.

Në teste, pjesëmarrësit krahasuan dy fjalë të mirëmenduara dhe vendosën se cila prej tyre i dukej më me humor. Për fjalët e tjera, ata duhej të përcaktonin një shkallë, për të parë se sa humoristike ju dukej ajo. Dhe në fakt: ka pasur një sjellje direkte, lineare, të shakasë dhe entropisë.

“Për të përcaktuar se fjalë të veçanta përmbajnë humor, nuk është diçka surprizuese në thelb”, sqaron Westbury në një video. “Por, të zbulosh se ka një lidhje të matshme mes kuptimshmërisë së tyre specifike dhe faktorit të humorit që sjellin, është një gjetje interesante”. Ndër fjalët veçanërisht gazmore renditeshin shprehje si “subvick”, “howaymb”, “finglam”, “himumma” dhe “quingel”.

“Sa më i madh të jetë ndryshimi mes entropisë së dy fjalëve, aq më e mundshme është që personat në test të vendosin, se çfarë presim prej tyre”, shpjegon autori kryesor i studimit, shkruan Shqip. Personi më emblematik i marrë në studim, vendosi në 92 për qind të rasteve sipas entropisë. Për një eksperiment psikologjik, kjo vlerësohet se përbën një saktësi të pazakontë.

“Humori vetë kësisoj mund të kishte një sens, për të matur distancën gjuhësore”, spekulojnë disa kërkues shkencorë. “Ne tregojmë se ndjenja se një fjalë tingëllon komike, në të vërtetë është një përllogaritje probabiliteti”.

Kërkuesit e tregut dhe sondazhet, psikologët dhe linguistët, japin gjithashtu kontributin e tyre. Atyre mund t’i ndihmonte kjo metodë në matjen e fjalëve dhe algopritmeve rreth parametrave humoristikë të emrave e logove. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori