LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të pimë çaj të gjelbër

Pse duhet të pimë çaj të gjelbër

Kafja dhe çaji janë pijet e nxehta më të popullarizuara. Dhe derisa secila nga këto pije i ka përparësitë e veta, shkencëtarët theksojnë se çaji i gjelbër është zgjidhja më efektive dhe më e mirë gjatë dimrit.

Në vijim po ju sjellim tri arsye se pse çajin e gjelbër është mirë ta pini gjatë dimrit.

Dobësimi – Tek një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri tek akumulimi i kilogramëve të tepërt. Çaji i gjelbër është një zgjidhje e shkëlqyeshme, sepse e zvogëlon oreksin dhe e stimulon metabolizmin, që është hapi i parë për ta mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

Forcimi i imunitetit – Studimet kanë treguar se çaji i gjelbër ka veti antiinflamatore dhe antivirale të cilat e parandalojnë shfaqjen e ftohjeve dhe gripit, transmeton Koha.net. Nëse pini çaj të gjelbër çdo ditë, qysh pas ditës së gjashtë, rreziku i gripit dhe i ftohjeve ulet ndjeshëm.


Lirimi i stresit – Kafja është ritual për një numër të madh të njerëzve, pa të cilën ata nuk munden. Megjithatë, sasia e madhe e kafeinës mund të shkaktojë ankth, stres dhe vështirësi me gjumin. Kjo është arsyeja se pse çaji i gjelbër është një zgjidhje më e mirë, sepse ai përmban më pak kafeinë se kafja, dhe është edhe qetësues. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori