LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ngritë aktakuzë për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt

Prokuroria ngritë aktakuzë për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të urbanizmit në Komunën e Ferizajt, Faik Granica.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 nëntor 2020, Faik Granica po akuzohet se më 1 shtator 2016 në cilësinë e personit zyrtar, drejtorit të urbanizmit në Komunën e Ferizajt, kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ashtu që subjektit afarist “Mozzarti KS” përkundër se kishte qenë në dijeni se subjekti afarist nuk i plotëson kushtet, të njëjtit i kishte lëshuar pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë.

“Në cilësinë e personit zyrtarë, si drejtor në drejtorinë e urbanizmit në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të bastores sportibe Mossart KS, Irfan Beroviq, në atë mënyrë që përkundër se ka qenë në dijeni se subjekti afarist – bastorja sportive Mozzart KS e cila gjendet në rrugën Kadri Zeka në Ferizaj, me numër biznesi 70763370, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin me numër 04-16-66346 duke rënë kështu në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për lojërat e fatit i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukativo -arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, meqë në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve “Ninulla”., thuhet në aktakuzën e dërguar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me këto veprime, Faik Granica akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndryshe, Faik Granica është i akuzuar edhe në një rast tjetër të korrupsionit, për të cilin “Betimi për Drejtësi” raporton vazhdimisht. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori