Brenda muajit qershor, Ministria e Financave e Shqipërisë duhet të përgatisë projektbuxhetin shtesë për këtë vit, ku parashikohen rregullime në planin e ri të shpenzimeve dhe një rishikim programi te të ardhurat. Por situata financiare në arkën e shtetit nuk garanton rritje investimesh, apo masa të reja në politikën e pagave dhe pensioneve, sikurse ka premtuar Kryeministri.
Të ardhurat në buxhet nuk janë në nivelin e duhur, kurse shpenzimet në katër muajt e parë të vitit kanë pësuar një rritje të madhe, duke ndikuar në përkeqësimin e deficitit buxhetor.
Për këtë arsye, Ministria e Financave po tregohet e kujdesshme dhe me shumë imtësi po mundohet të gjejë burime alternative financimi për të mbështetur kërkesën e Kryeministrit për rritje të re pagash dhe pensionesh. “Nuk kemi marrë asnjë vendim, po rishikojmë tabelat, në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga ministritë dhe institucionet e tjera. Duhet të presim edhe një pjesë të muajit qershor, për të parë më konkretisht nivelin e të ardhurave, dhe pastaj vendosim piketat e planit të ri buxhetor”, saktësojnë burime të Ministrisë së Financave.
Situata me të ardhurat deri në muajin prill paraqitet në nivel tepër negativ, ku jo vetëm që nuk është realizuar në planin vjetor, por nuk është mundur të arrihet as kuota e vitit të kaluar.
Të ardhurat tatimore rezultojnë me më pak se 50 milionë dollarë, krahasuar me një vit më parë, për periudhën janar-prill. Pavarësisht se nuk është mbyllur ende, parashikimet flasin për një tjetër muaj negativ.
Në maj, tatimet raportojnë për një gjendje pesimiste të bizneseve, ku një pjesë e mirë nuk kanë mundur të bëjnë deklaratat tatimore në kohë, duke konfirmuar krizën e sektorit.
Deri në fund të muajit prill 2011, qeveria ka mundur të mbledhë 103 miliardë e 666 milionë, nivel ky që i qëndron shumë larg planit të vendosur nga Ministria e Financave, ndërsa për të gjithë vitin duhet të arkëtojë rreth 360 miliardë lekë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj