LAJMI I FUNDIT:

Problemet me periodat që NUK duhen anashkaluar

Problemet me periodat që NUK duhen anashkaluar

Ndërkohë që disa prej jush nuk ju intereson nëse periodat tuaja vonohen apo nuk vijnë më, janë disa simptoma që nuk duhen anashkaluar për asnjë arsye.

Këta ‘flamuj të kuq’ nënkuptojnë se ka ardhur koha të lini një takim tek gjinekologia:

Perioda të vonuara
Nëse periodat ju vonohen 2 herë ose më shumë (pra për 2 muaj) dhe ju e dini e siguri se nuk jeni shtatzënë, kjo mund të ketë ndodhur për një sërë arsyesh që përfshijnë çekuilibër hormonal, probleme me tiroidet, stërvitje e tepruar ose dietat strikte, stresi ose menopauzë e parakohshme. “Pa perioda, mitra juaj mund të fillojë të krijojë qeliza jo normale (një gjendje potencialisht parakanceroze)”, thotë Sharon Mass, një asistent profesor klinik obstetrikë dhe gjinekologjik në ‘Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë’ së New Jersey.

Dhimbje barku intensive e papritur ose përkeqësim
Nëse dhimbje tuaj ju bën që të doni të vdisni në ato momente apo të mendoni të hiqni vezoret tuaja në mënyrë kirurgjikale, ju mund të jetë një e sëmurë e heshtur e Endometriozës. Endometrioza është një gjendje në të cilën qelizat që rriten brenda mitrës fillojnë të rriten jashtë mitrës, duke shkaktuar dhimbje të rënda të legenit. "Simptomat mund të fillojnë në çdo kohë, por shumica e grave që janë diagnostikuar me këtë kanë një histori të periudhave të dhimbshme që nga mosha e re," thotë Mass.


Njolla midis periodave
Nëse keni hemorragji të vogël në mes të periodave tuaja, kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek doktori, shkruan Anabel. Kjo mund të nënkuptojë se ju keni një cist në mitër apo polip, fibroids, një infeksion (si vaginosis bacterial).

Gjakderdhje të rënda ose perioda që zgjasin më shumë se 10 ditë
Çfarë është "gjakderdhje e rëndë", saktësisht? Në thelb, në qoftë se ju nxirrni jashtë përdorimit një tampon në një orë ose më pak, ju jeni një kandidate. Kjo mund të sinjalizojë një problem mjekësor (të tilla si tumore, polipe ose adenomyosis, në të cilin indi nga rreshtimi i mitrës rritet në murin e saj), e mund të shkaktojë anemi, shpjegon Nanette Santoro, profesor dhe drejtor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në ‘Universitetin e Kolorados’ në Denver.

Simptoma të padurueshme para se t’ju vijnë periodat
A jeni një përbindësh i vërtetë para se t’ju vijnë periodat? ‘Ky mund të jetë çrregullim paramenstrual Dysphoric (PMDD)’, thotë Michele Curtis, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e Teksasit ‘Houston Medical School’. Simptomat përfshijnë ngrënien pa qenë të uritura, humor me ndryshime ekstreme, ankth të rëndë, zemërim dhe ndjenja jashtë kontrollit. Këto simptoma kanë tendencë të zbuten sapo ju vijnë periodat, por nuk janë një tregues i mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori