Sipas hulumtimeve të mëparshme, anksioziteti është një nga çrregullimet më të zakonshme mendore me të cilat përballen njerëzit në mbarë botën.
Anksioza kronike mund ta çrregullojë ndjeshëm ekuilibrin e sistemit të tretjes dhe ta rrisë rrezikun nga një varg sëmundjesh të sistemit të tretjes.
Në studimin e ri, të botuar në revistën Gastroenterology, studiuesit kanë zbuluar se probiotiku Bifidobacterium longum, në mënyrë efektive e eliminon anksiozitetin dhe e normalizon sjelljen. Probiotikët ndikojnë drejtpërdrejt në nervat të cilat janë të vendosura në zorrë dhe të cilat janë të lidhura me sistemin nervor qendror.
Shkencëtarët hungarezë kanë zbuluar se inflamacioni kronik i apendiksit në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e anksiozës kronike dhe depresionit dhe se trajtimi i inflamacionit kronik me probiotikë, si dhe vitamina B dhe D, mund t’i lehtësojë ndjeshëm simptomat.
Ky është një lajm i madh për ata që vuajnë nga ankthi sepse shumica e tyre mbështetet në medikamente që shkaktojnë efekte anësore, transmeton Koha.net. Këto barna janë të efektshme, por e rrisin rrezikun nga dëmtimi i të parit, marramendja, humbja e kujtesës, të përzierat dhe vështirësitë në të menduar dhe në vendimmarrje.
Probiotikët shumë lehtë mund t’i merrni përmes dietës së përditshme, por ka edhe suplemente. Nëse planifikoni të filloni të merrni suplemente të probiotikëve, gjithsesi paraprakisht konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj dhe kini parasysh se jo të gjithë probiotikët janë të barabartë, prandaj nuk e kanë të njëjtin efekt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë