LAJMI I FUNDIT:

Prishtina pret Drenicën në kryeqytet, në Klina zhvillohet përballja e nxehtë Dukagjini – Gjilani

Prishtina pret Drenicën në kryeqytet, në Klina zhvillohet përballja e nxehtë Dukagjini – Gjilani

Xhiro e 30-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe këtë të diel me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Dukagjini dhe Gjilani është sfida e parë e cila starton me fillim nga ora 13:30 në stadiumin 18 Qershori në Klinë.

Dy skuadrat kanë krijuar një rivalitet shumë interesant këtë edicion, pasi kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre, ku tri herë janë takuar në Superligë dhe një herë në garat e Kupës së Kosovës.


Dy ndeshjet e para kanë përfunduar baras, derisa Gjilani ka dy fitore të tjera, një në elitë dhe një tjetër në garat e Kupës së Kosovës.

Klinasit janë në kërkim të pikëve për t’iu shmangur rënies, në anën tjetër Gjilani kërkon pikët e plota për ta shfrytëzuar hapin fals të Ballkanit dhe t’i afrohet në pikë.

Ndeshja tjetër që pritet të jetë tejet interesante është ajo mes Prishtinës dhe Drenicës që zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 14:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës aktualisht zë vendin e pestë në tabelë me 38 pikë, derisa Drenica ndodhet në të shtatin me tri pikë më pak.

Sa herë janë përballur Prishtina dhe Drenica ndeshjet cilësore nuk kanë munguar dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot, përkundër që pikët janë mëse të nevojshme për dy ekipet. /Telegrafi/

BKT Superliga e Kosovës:

E diel

13:30 Dukagjini – Gjilani
14:00 Prishtina – Drenica

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori