LAJMI I FUNDIT:

Prindërit u shprehen të gatshëm të mbledhin para për mësuesit, reagon Jasharaj: Nuk pranojmë lëmoshë prej atyre që na fyen e kërcënuan

Prindërit u shprehen të gatshëm të mbledhin para për mësuesit, reagon Jasharaj: Nuk pranojmë lëmoshë prej atyre që na fyen e kërcënuan

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka reaguar Këshillit të Prindërve pas deklaratave të këtyre të fundit që të mbledhin para për mësimdhënësit, pasi ende nuk u kanë dalë pagat për muajin shtator.

Jasharaj për Telegrafin tha se nuk pranojnë para nga prindërit të cilët i kanë fyer dhe kërcënuar, gjatë kohës që ata ishin në grevë.

“Unë e vlerësoj mirëpo nuk është zgjedhje kur Këshilli i Prindërve del me njoftimin se gjoja do të mbledhë para që t’i paguajë mësimdhënësit. Neve nuk na duhet lëmosha, mirëpo paratë që na takojnë. Nuk duam para nga prindërit të cilët na fyen e kërcënuan sepse një pjesë e tyre do të shkojnë në shkollë dhe do t’ua lodhin shpirtin mësimdhënësve duke iu thënë ‘ec puno, mshele gojën sepse unë të kam dhënë para’”, deklaroi Jasharaj.


Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Kosovës gjatë ditës së martë përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

“Solidaritet! Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’iu ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit”, ka thënë Këshilli i Prindërve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori