LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjakovë zbulon vendin ku kultivoheshin bimë kanabis-sativa

Policia në Gjakovë zbulon vendin ku kultivoheshin bimë kanabis-sativa

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, ka pranuar njoftimin se në një shtëpi në Gjakovë, kultivohen bimë kanabis sativa.

Lidhur me rastin në konsultimi me prokurorin kujdestar dhe pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjykata Themelore Gjakovë, ka filluar kontrolli i shtëpisë në prezencë të dy dëshmitarëve.

Gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë, është gjetur një lloj laborator me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.


Si dëshmi materiale nga policia, janë konfiskuar:

Katërmbëdhjetë (14) vazo me bimë (dyshohet të jenë anabis sativa) me gjatësi 90-160 cm,

Njëmbëdhjetë (11) bimë në proces të tharjes (dyshohet të jenë anabis sativa) të gjetura në tavan të shtëpisë,

Katër (4) shishe ( nga 1.5 dhe 2 litra) të mbushura me lëngë që dyshohet të jetë vaj kanabisi,

Dy (2) tenda (sera) për kultivim të bimëve kanabis sativa, dy (2) rregullator të rrymës së bashku me drita, dy (2) freskuese të ajrit, një (1) ventilator dhe një (1) termometër për matje të temperaturës, dhe

Gjashtë (6) fishekë të armës kalibri i panjohur.

Në vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund

Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund

Lajme
Kalo në kategori