LAJMI I FUNDIT:

Policia ndal Balotellin

Policia ndal Balotellin

Pasi nuk ka arritur të futet në përfaqësuesen italiane, duket se Mario Balotelli ka pasur shumë kohë për t’u marrë me gjërat tjera.

Sipas Repubblica.it, sulmuesi i Interit është ndalur nga policia pasditen e të dielës, pasi ishte zënë duke vënë zjarr nga një revole lodër, në Piazza della Repubblica të Milanos.

Balotelli ishte në shoqëri të tre miqve të tij dhe grupi është parë duke gjuajtur me këtë revole lodër nga një grua e moshuar, e cila e thirri policinë në vendin e ngjarjes.

Kur policia pa se prezent ishte futbollisti i Interit, lejoi që ky grup i miqve të largohej vetëm me një vërejtje. /Telegrafi/