LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për narkotikë, Valdet Vrankaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për narkotikë, Valdet Vrankaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë iu ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që në rast se kanë ndonjë informacion për Valdet (Gani) Vrankaj të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, i kërkuari Valdet (Gani) Vrankaj kërkohet për veprën penale “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: VALDET (Gani) VRANKAJ  i lindur me 16.11.1985 në Skenderaj. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: ‘Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve’ “, thuhet në njoftim.


Tutje thuhet se Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund

Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund

Lajme
Kalo në kategori