LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës njofton për 15 raste të mosrespektimit të urdhrit për mbylljen e bizneseve

Policia e Kosovës njofton për 15 raste të mosrespektimit të urdhrit për mbylljen e bizneseve

Policia e Kosovës ka raportuar për 15 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve.

Në të gjitha këto raste ka pasur edhe të arrestuar, ku disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Më poshtë gjeni të gjitha rastet veçmas.


Rastet e raportuara nga Policia:

Rr. Graçanicë – Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Podujevë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij bilardo duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Podujevë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Prizren: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte res pektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë: Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lluga, Istog:. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Serbobran, Istog: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Zhujë Selmani, Pejë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në restorantin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Lokali është mbyllur ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Banjë, Istog: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. UÇK-së, Gjakovë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Senik, Malishevë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Panorcë, Malishevë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
Nga nesër nisin reshjet dhe ulen temperaturat në Shqipëri

Nga nesër nisin reshjet dhe ulen temperaturat në Shqipëri

Lajme
Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Lajme
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Lajme
Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve

Kastrati me tregim prekës për rëndësinë e kujdesit ndaj prindërve

Lajme
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën

Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën

Siguri
Kalo në kategori