LAJMI I FUNDIT:

Policët i prishën dy kompjuterë, duke shikuar filma pornografikë

Policët i prishën dy kompjuterë, duke shikuar filma pornografikë

Për dikë do të ishte e kënaqshme që edhe në orarin e punës të shikonte filma pornografik, e për dikë është detyrë kryesore. Në policinë kineze janë disa oficerë të cilët e kanë detyrë të shikojnë materiale pornografike që gjenden në treg si kontrabandë.

Vetëm në javën e fundit, ata kanë prishur dy kompjuter, në maratonën e shikimit të filmave për të rritur.

Oficerët në Shaanxi të pjesës veriore të Kinës, është dashur të shikojnë mbi njëmijë DVD të konfiskuara në rrugë dhe të identifikojnë pjesëmarrësit në filmime, transmeton Telegrafi.


Sipas Shanghailist, kompjuterët janë prishur pasi janë zbuluar pjesëmarrësit dhe kategoritë, në 640 DVD, kurse pjesa tjetër mbetet të punohet edhe më tutje.

Identifikuesve të pornografisë i duhet të shikojnë rreth 700 filma pornografikë në javë, gjë që nuk është punë për t’u lakmuar. /Telegrafi/