LAJMI I FUNDIT:

Pink zhvishet për të mbrojtur kafshët (Foto)

Pink zhvishet për të mbrojtur kafshët (Foto)

Pink ka hequr të gjitha teshat për të pozuar si lakuriqe si pjesë e fushatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Këngëtarja shfaqet krejtësisht e zhveshur, e ulur dhe me gjunjët që ia mbulojnë gjoksin dhe e qeshur,  billbordin reklamues të organizatës për mbrojtje të kafshëve, PETA (Njerëzit për Trajtim Etik të Kafshëve).

Krahas fotografisë billbordi, i cili dje është zbuluar në shesin Times Square të New Yorkut, ka edhe një mesazh: “Më parë do të dilja e zhveshur se të veshja lëkurë të kafshëve – Pink për PETA”.


Gjatë një prononcimi për mediat, Pink ka treguar se edhe ajo në të kaluar ka veshur lëkurë, porse më këtë nuk e bën.

“Jo gjithmonë kam qenë kundër këtyre dhe në një fazë të jetës kam qenë shumë egoiste dhe kam blerë e veshur të tilla veshje”, është shprehur ajo. /Telegrafi/