LAJMI I FUNDIT:

Peshku dhe ushqimet e detit, ndihmojnë në luftën kundër depresionit

Peshku dhe ushqimet e detit, ndihmojnë në luftën kundër depresionit

Hulumtuesit zbulojnë se njerëzit që hanë shumë peshk, kanë më pak shanse të kenë depresion.

Meshkujt që kanë pasur dietë të pasur me peshk, e kanë reduktuar rrezikun për depresion për 20 për qind, teksa femrat e kanë reduktuar rrezikun për depresion për 16 për qind.

Sipas studimit, transmeton Telegrafi, acidi yndyror omega-3 që e mbanë peshku, ndikon në membranat e strukturës së trurit.

Ato poashtu e modifikojnë aktivitetin e neurotransmetuesve, dopaminës dhe serotoninit, të gjitha këto indikatorë në depresion.


Proteinat e shumta, vitaminat dhe mineralet që i përmban peshku, ndihmojnë poashtu në luftimin e sëmundjeve, derisa ngrënia e shpeshtë e peshkut, ndikon në shëndet të përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori