LAJMI I FUNDIT:

Pesë mësimdhënëse në Prizren rezultojnë pozitive me coronavirus

Pesë mësimdhënëse në Prizren rezultojnë pozitive me coronavirus

Në mesin e mësimdhënësve të infektuar, janë 5 mësuese të shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, këto mësuese janë izoluar dhe po punojnë në distancë me nxënësit e tyre, njofton drejtori i ciklit të ulët të kësaj shkolle, Alidin Flugaj.


Mbrëmë kanë rezultuar pozitive me Covid-19 pesë mësimdhënëse të shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Drejtori Alidin Flugaj tha për Televizionin e Prizrenit se pas marrjes së informacionit nga institucionet shëndetësore, kemi kontaktuar me mësueset të cilat më pas i kanë njoftuar prindërit e nxënësve që fëmijët mos t’i dërgojnë në shkollë, por të mbahet mësimi në distancë me ata për shkak të kësaj çështje.

Drejtori Flugaj thotë më tej se, në bashkëpunim me organet tjera kompetente i kemi ndërmarrë të gjitha masat kundër përhapjes së virusit, dhe se nga dita e nesërme do të testohen edhe 13 mësimdhënëse, të cilat dyshohen se kanë pasur kontakte me koleget e tyre që kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Këto raste i konfirmon edhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, e cila njofton se përveç shkollës ” Abdyl Frashëri”, edhe disa mësimdhënës të shkollës ” Lekë Dukagjini” dhe ” Dëshmorët e Zhurit” kanë rezultuar pozitiv.

Ajo thotë se duke pasur parasysh se jemi përgatitur për mundësinë e infektimit të mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, po veprojmë sipas planeve që kemi që mësimi të zhvillohet në distancë si pasojë e infektimit të punëtorëve arsimor.

Ndryshe, mësimdhënësit që kanë rezultuar pozitiv, ndodhen në vetizolim dhe do të zhvillojnë mësim online me nxënësit e tyre përgjatë dy javëve, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabile, njoftuar zyrtarë të institucioneve shëndetësore dhe atyre të sektorit të arsimit në Prizren./Televizioni Prizrenit

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori