LAJMI I FUNDIT:

Përzierja e kokainës, që po kalbë lëkurën e përdoruesve

Përzierja e kokainës, që po kalbë lëkurën e  përdoruesve

Në mesin e shumë efekteve të dëmshme, kokaina bën që përdoruesit, t’i kalbet lëkura dhe mishi.

Ndërsa, tani në treg po qarkullon një kokainë e klasit A, që është e përzierë me Levamisole – substancë që përdoret në pastrimin e lopëve dhe kuajve nga parazitët.

Kjo substancë, është e ndaluar rreptësisht të përdoret nga njerëzit, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, trafikantët e kanë përzier kokainën e klasit të lartë, pikërisht me këtë materie, që është shumë e ngjashme me pluhurin e bardhë.

Kjo materie bën që të infektohen enët e gjakut dhe të këputen, që si pasojë, përdoruesve po ju kalbet lëkura dhe mishi.

Fillimisht, efekti saj po i prekë pjesët më të ndjeshme, si laprën veshit dhe faqet, e më pas edhe pjesë të tjera të trupit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori