LAJMI I FUNDIT:

Personat mbi moshën 50-vjeçare, me aspirinë kundër sulmit në zemër

Personat mbi moshën 50-vjeçare, me aspirinë kundër sulmit në zemër

Të gjithë mbi moshën 50-vjeçare, duhet të marrin një dozë të ulët të aspirinës, që t’i mbroj nga sulmi në zemër.

Sipas Task Forcës për Shërbime Preventive në SHBA, ky medikament ndihmon edhe kundër kancerit, transmeton Telegrafi.

Paneli që e ka ekzaminuar aspirinën, ka gjetur se mund të ndihmojë edhe kundër kancerit në zorrën e trashë.

Ata rekomandojnë përdorimin e përditshëm, tek pacientët që kanë rrezik të lartë për sulm në zemër, por që nuk kanë efekte anësore siç është gjakderdhja.


Aspirina e bën gjakun më pak të “ngjitshëm”, që do të thotë se nuk lejon mpiksje, duke e reduktuar sulmin në zemër.

Ky medikament i është rekomanduar për kohë të gjatë, personave që kanë mbijetuar nga sulmi në zemër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori