LAJMI I FUNDIT:

Përkthimi si problem: Shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit

Përkthimi si problem: Shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit
Ilustrim

Kujdesi i shtëpive botuese për të sjellë autorët e huaj, e sidomos ata që janë tepër të vlerësuar nga kritika, është i madh. Mirëpo, përpos një emri të dëgjuar vepra e të cilit është shitur në shumë vende të botës dhe një kujdesi të shtuar për paraqitjen vizuale, në Shqipëri është evident problem i përkthimit.

“Një përkthyes i vetëdijshëm për detyrën e tij, për pasionin e tij, do që përkthimi i tij të kuptohet. Përkthimi është në qendër të komunikimit. Meritë të madhe për përforcimin e gjuhës shqipe kanë qenë rilindësit”, shprehet Edmond Tupja.


Për secilin përkthyes, sjellja e një vepre të huaja jo vetëm që mban gjuhën shqipe gjallë, por pasuron kulturën, e këtë nuk mund ta marrë përsipër kushdo se mjeshtëria e përkthyesit qëndron në kulturën gjuhësore dhe letrare të tij.

“Përkthimi letrat nuk është thjesht shkencë e ftohtë është e pasion”, u shpreh Tupja.

“Përkthimi ka shumë të mira, por ka edhe probleme. Një përkthyes i mirë do kishte në bazë jo vetëm njohjen e gjuhës së huaj, por edhe njohjen e gjuhës shqipe”, u shpreh Aida Baro.

Përgjegjësia kryesore për veprat e përkthyera keq dhe që shtrembërojnë autorin fillestar, mbetet e shtëpive botuese që, për të minimizuar humbjet financiare, janë gati të marrin këdo të ri që nuk njeh mire një gjuhë të huaj.

Është një fije e hollë e ndarjes së krijimit të autorit fillestar me atë të përkthyesit, i cili në shumicën e herëve i jep autorësinë e tij duke i shtuar më shumë se ç’duhet nga vetja dhe botëkuptimi i tij.

“Mitrush Kuteli, përkthyes e shkrimtar e ka thënë shumë bukur: Kur shkruaj një libër në gjuhën time është vepra ime, por kur do përkthej, përkthimin e bën kultura ime’”, tha Tupja.

Megjithatë ata që i kanë kushtuar jetën përkthimit janë në një mendje, që duhet një shkollë apo trajnim i veçantë për ata që duan të futën në botën e madhe dhe me shumë peshë të përkthimit.

Duket se pagesa e ulët që ofrojnë shtëpitë botuese bën që shumë nga përkthyesit e mirë të mos marrin përsipër të përkthejnë asnjë vepër. Përkthimi së pari është një pasion dhe kontribut i paçmueshëm që i bëhet kulturës dhe gjuhës shqipe./EuroNews/