Një dokument zbulon vëmendjen e dramaturgut të njohur ndaj detajeve, ndërsa një libër amerikan kujton saktësinë e tij për pauzat.
Nga: Dalya Alberge / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Sipas një letre të pabotuar më parë, Harold Pinter ishte perfeksionist kur bëhej fjalë për teatrin, madje edhe për mënyrën sesi kujdestari i sallës duhej të dilte nga auditoriumi.
Në vitin 1985, në “West End” të Londrës, dramaturgu e bëri regjinë e tekstit “Sweet Bird of Youth” (Zogu i ëmbël i rinisë) të Tennessee Williamsit, me aktoren Lauren Bacall. Premiera u dha më 8 korrik në Teatrin Mbretëror “Haymarket”. Më 24 korrik i shkroi Anthony Peekut, menaxherit të atëhershëm të teatrit, duke e lavdëruar shfaqjen e natës së kaluar: “Mendoj se shkoi mjaft të mirë. Jam i kënaqur meqë puna është e shkëlqyer”.
Por, vazhdoi duke i paraqitur dy ankesa: “Kujdestari i sallës në rreshtat e parë, qëndroi në këmbë derisa u shuan dritat. Më pas u ngjit lart nëpër shkallë dhe i mbylli dyert, duke shkaktuar kështu reflektimin e dritës në skenë. A mund të largohet nga vendi më herët, si thua?”
Ai gjithashtu u ankua se pse perdja ishte ngritur me 12 minuta vonesë, “që është për keqardhje, pasi 98 për qind e publikut është ulur që nga ora 7:30”.
Pinter, që vdiq në vitin 2008, ishte një nga dramaturgët më të mëdhenj modernë, si dhe aktor e regjisor. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2005, kryeveprat e tij përfshijnë dramat “The Caretaker” (Kujdestari), “Homecoming” (Kthimi në shtëpi) dhe “The Servant” (Shërbëtori).
Letra është zbuluar nga Thomas Edsall, shitës i njohur i librave të vjetër në “Dyqanin e librave të rrallë dhe të fotografive të shekullit XIX”, në Bruklin të Nju-Jorkut. Rrinte fshehur në një kuti me letra të ndryshme të Peekut dhe të kartolinave të Krishtlindjeve të cilat librashitësi i kishte blerë. Bashkë me letrën e shtypur dhe të nënshkruar nga Pinteri është një kopje makine e përgjigjes së sjellshme të Peekut, duke i pranuar kritikat.
Edsall thotë: “Letra dëshmon vëmendjen e Pinterit … ndaj detajeve më të vogla në lidhje me vënien në skenë të një shfaqjeje. Menaxheri Anthony Peek, një veteran në ‘West End’, nuk u dekurajua nga ky gjigant i teatrit britanik. Ai i mbron politikat e teatrit që në fillim, por pranon se çështja e kujdestarit nuk arsyetohet, duke thënë: ‘Ke absolutisht të drejtë për të”.
Michael Billington, që është biograf i Pinterit dhe ish-kritik i ditores “Guardian”, thotë: “Harold ishte i njohur si perfeksionist, veçanërisht kur bëhej fjalë për ndonjë gjë që kishte të bënte me provat apo me lojën. Ishte shumë i saktë dhe shumë i vetëdijshëm për zhurmat dhe ndërprerjet. Me të drejtë kërkonte nga publiku, dhe nga të gjithë të përfshirët në shfaqje, një përqendrim absolut, 100 për qind. Kjo përputhet mirë karakterin e tij.”
Zbulimi vjen pasi regjisorja e njohur amerikane Carey Perloff, e botoi një libër për bashkëpunimet e saja të ngushta – përgjatë disa dekadave – me Pinterin dhe Tom Stoppardin në shfaqjet e ndryshme amerikane të teksteve të tyre.
Në veprën “Pinter and Stoppard: A Director’s View” (Pinteri dhe Stoppardi: Pikëpamja e regjisorit) të publikuar këtë javë nga Methuen Drama/Bloomsbury Publishing, ajo kujton se si Pinteri ishte shumë i saktë ndaj qasjes së tij sa që bënte me dije nëse një aktor nuk ka pauzuar sa duhet. Ajo gjithashtu kujton se kur foshnja e saj e porsalindur ishte në karrocë në zhveshtoren e teatrit, nuk donte ta vërente fëmijën derisa i nevojitej një mënyrë për të përshkruar marrëdhënien midis babait dhe vajzës.
Ajo thotë: “Ishim me prova të shfaqjes ‘Mountaun Language’ (Gjuha e malit), një dramë për një të burgosur politik që nuk e ka parë kurrë fëmijën e tij. Peter Riegert, aktor ky i mrekullueshëm, e luante të burgosurin dhe e kishte të vështirë lojën në skenë. Nuk mund ta personalizonte. Më në fund, Pinteri … shkoi në dhomën e zhveshjes, e merr fëmijën … dhe e sjellë në dhomë. Tha me qetësi: ‘Peter, tani ky është fëmija yt dhe ty nuk të lejohet ta shohësh asnjëherë për shkak të politikës tënde … Është situatë specifike. Tash, luaje pjesën’. Peter ia nguli sytë foshnjës, nisi të qante dhe më pas e bëri lojën. Pinteri e merr fëmijën dhe e kthen në zhveshtore … Akti ishte gjithmonë e mahnitshme pas këtij veprimi”. /Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame