LAJMI I FUNDIT:

Manipulimi i parë i një fotoje shqiptare (Foto)

Manipulimi i parë i një fotoje shqiptare (Foto)

Ky imazh përkon me manipulimin e parë të një imazhi në historinë e fotografisë shqiptare.

“Në të paraqiten i biri i doktor Gennaro Simini, Giacinto, njëherë në rolin e kirurgut me sëpatë në dorë, njëherë tjetër në rolin e pacientit me këmbën e këputur dhe në fund si klient me dorën drejtuar nga spitali i hapur nga i ati, që duket sikur fton qytetarët për t’u shëruar aty”, shkruan muzeu “Marubi”.

Në fakt, fjala është për një reklame të kohës e jo manipulim për të ndryshuar realitetin.

Manipulime të këtij lloji për dobi të sistemit e në dëm të veprës së Marubëve, do bëhen më vonë nga komunistët për çka Muzeu “Marubi vjet kishte hapur ekspozitën “Manipulim”. /Telegrafi/