LAJMI I FUNDIT:

Perez: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

Perez: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rezervuar komente të veçanta për legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez, në konferencën për shtyp ku legjenda e Los Blancos u tha lamtumirë tifozëve.

“Ka shumë lojtarë të cilët e formojnë pjesën e legjendës që është Real Madridi. Shumë kanë arritur të prekin tituj dhe të fitojnë edhe respektin edhe afeksionin e tifozëve. Por, ka pak nga ata të zgjedhur të cilët reflektojnë në atë se çfarë është Real Madridi”.

“Raul ka fituar gjithçka, ai ka fituar tituj me punë të palodhshme. Ai do të jetë një prej nesh përgjithmonë. Unë u takova me Raulin në vitin 2000 dhe një prej ëndrrave të mia është që çdo lojtar që kalon nëpër këtë klub të ketë shpirtin e tij. Ai reflekton të gjitha vlerat e një madrileni”.

“Ai gjithnjë e ka mbajtur emrin e Real Madridit në çdo kënd të botës. Miliona tifozë nëpër botë janë ‘raulistë’. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Kështu ishte edhe me Alfredo Di Stefanon. Shtëpia e Real Madridit është shtëpia e tij dhe tifozët e Real Madridit janë tifozët e tij”, deklaroi Perez. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori