LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e marihuanës me më shumë prirje për kujtime të rreme

Përdoruesit e marihuanës me më shumë prirje për kujtime të rreme

Përdoruesit e marihuanës nuk janë për dëshmitarë të mirë okularë. Sipas një studimi të ri, mendimet e tyre kanë më shumë gjasa të dëmtohen nga kujtimet e rreme.

Hulumtimi i mëparshëm ka treguar se përdorimi afatgjatë i kanabisit mund ta pengojë kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë të personit. Por studimi i fundit – i publikuar në Journal of Molecular Biology – dëshmon se përdoruesit e marihuanës kanë më shumë të ngjarë ta plotësojnë kujtesën e tyre të dobët me kujtime të rreme. Hulumtuesit e konstatuan këtë duke përdorur lojëra fjalësh për t’i provuar aftësitë e kujtesës së përdoruesve të marihuanës.

Pjesëmarrësve të studimit iu treguan për herë të parë listat e fjalëve dhe nga ata u kërkua t’i mësojnë përmendësh ato. Pas disa minutash, pjesëmarrësve iu treguan fjalët origjinale, si dhe fjalët e reja (disa semantikisht të lidhura, të tjerat jo), dhe nga ata u kërkua t’i identifikojnë se cilat i përkisnin listës origjinale.

Përdoruesit kronikë të kanabisit kishin më shumë të ngjarë se sa moshatarët e tyre të cilët nuk e përdornin kanabisin, që t’i identifikojnë gabimisht fjalët e reja të lidhura kuptimisht në listën origjinale.


Hulumtuesit gjithashtu e shoqëruan kuizin e tyre semantik me skanime të trurit në kohë reale, transmeton Koha.net. Skanimi tregoi se përdoruesit e marihuanës kishin nivele më të ulëta të aktivizimit në disa pjesë të trurit të lidhura me kujtesën dhe kujtimet.

"Këto rezultate tregojnë se përdoruesit e kanabisit e kanë një sensibilitet të rritur të shtrembërimit të kujtesës edhe kur nuk janë nën ndikim, gjë që e sugjeron një kompromis afatgjatë të kujtesës dhe mekanizmave njohës të kontrollit të përfshirë në monitorimin e realitetit," shkruajnë hulumtuesit në artikullin e tyre të botuar rishtazi.

Një studim i publikuar më herët këtë vit nga hulumtuesit në Northwestern Medicine tregoi se të rriturit që kishin përdorur kanabis rregullisht në adoleshencën e tyre kishin më shumë të ngjarë të kenë hipokampus jonormal dhe probleme me kujtesën.

"Proceset e kujtesës të cilat duket se preken nga kanabisi janë ato që i përdorim çdo ditë për t’i zgjidhur problemet e zakonshme dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet tona me miqtë dhe familjen," tha dr. John Csernansky, shkencëtar i sjelljes në Northwestern. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori