Organizata jo-qeveritare “Gratë në Biznes”, me përkrahjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) ka filluar fushatën dy-javore për vetëdijësimin e qytetarëve me fokus të veçantë gratë dhe fëmijët për përdorimin adekuat të telefonave mobil.
Mënyra e përdorimit të telefonave mobil dhe rreziqet që sjell përdorimi joadekuat i tyre është një nga temat mjaft të përhapura kudo në botë, prandaj kjo fushatë synon ofrimin e këshillave për përdorimin sa më adekuat të telefonave mobil. Kjo fushatë ka karakter informues dhe sensibilizues.
Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kontradiktore në lidhje me përdorimin e telefonave mobil, ende nuk është vërtetuar nëse vërtet përdorimi i telefonave mobil mund të jetë shkaktar i sëmundjeve si Alzheimer, steriliteti, disa karcinoma etj., madje ka edhe studime të atilla që thonë se radio-valët nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut.
Një studim i ri i ekspertëve i realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ka ardhur në përfundimin se përdorimi i telefonave mobil, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme anësore të fëmijët, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme.
Pas konsultimeve me profesionistë të kësaj lëmie janë dhënë këto këshilla:
1. Reduktimi i Ekspozimit – mund të bëhet nëpërmjet fikjes më të shpeshtë të telefonit mobil dhe përdorimit të tij në raste emergjente dhe të rëndësishme. Në vendet e punës dhe shtëpi këshillohet që të përdoren telefonat tokësorë dhe linjat e internetit sikur SKYPE. Të reduktohet mbajtja e telefonave mobil pranë trupit dhe mundësisht të përdoren dëgjueset (me kufje) për komunikim.
2. Fëmijët dhe telefoni mobil – duke pasur parasysh rrezikshmërinë nuk këshillohet që fëmijët të përdorin telefon mobil apo ndonjë aparaturë tjetër pa tel.
3. Kërkimet Shkencore dhe Programet e Kërkimit – Një studim i ri i ekspertëve i realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ka ardhur në përfundimin se përdorimi i telefonave celularë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme anësore të fëmijëve, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme.
4. Mendimi i Ekspertëve – sipas Dr Devra Davis, specialiste e ambientit dhe shëndetit publik, njëkohësisht shkencëtare dhe gjyshe, nga Britania e Madhe, thekson se edhe pse ende studimet dhe panelet shkencore nuk janë dakroduar për konkluzionet shkencore rreth përdorimit të telefonave mobil, njerëzit sidomos gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të kenë kujdes dhe të shtojnë vëmendjen për ekspozimin dhe përdorimin jo-adekuat të telefonave mobil.
5. Këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – konkludon se edhe pse studimet e ndryshme tregojnë kërkimet rreth efekteve të telefonave mobil në shëndetin e njeriut, sidomos tek gratë shtatzëna dhe fëmijët, duhet vazhduar, duhet të tregohet një kujdes më i shtuar ndaj këshillave dhe udhëzimeve për ekspozimin në përdorimin e telefonave mobil.
Materialet promovuese që po të përdoren në këtë fushatë, si broshura, fllajera dhe postera janë përpunuar në bashkëpunim me ekspertë dhe mjekë, të cilët kanë njohuri në fushën e ndikimit të telefonisë mobile në shëndetin e njeriut.
Sponsorimi i këtij projekti nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka rëndësi të madhe, pasi që natyra e projektit e përfshin grupin më të gjerë të shoqërisë në Kosovë, që janë ‘përdoruesit e telefonave celular’./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"
Viber prezanton funksionin e ri me Al
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre