LAJMI I FUNDIT:

Për t’ia përmirësuar jetën vajzës së sëmurë, e ndaluan rritjen dhe i hoqën mitrën

Për t’ia përmirësuar jetën vajzës së sëmurë, e ndaluan rritjen dhe i hoqën mitrën

Charley Hooper nuk mund të flasë, të ecë, të kontrolloi nyjat dhe është pothuajse e verbër, pasi ka marrë një varg sëmundjesh, kur truri saj ka mbetur pa ajër gjatë lindjes.

Vajza që tash ka dhjetë vjet, është diagnostikuar edhe me epilepsi, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ajo qëndron shtrirë, ka filluar të shtojë peshë dhe bartja e saj, është çdo ditë e më e vështirë.


Për këtë arsye, prindërit e vajzës nga Zelanda e Re, kanë kërkuar që asaj t’i aplikohet një terapi që ia ndalon rritjen.

“Unë e di se ajo më ndjen dhe unë të gjitha i bëj për të mirën e saj” ka thënë nëna e vajzës, për vendimin që ka marrë.

Në mënyrë që të mos ndjejë dhimbjet e periodave, Charleyt i është hequr edhe mitra.

Të gjitha këto janë bërë, sepse ajo nuk mund të tregoi nëse ka dhimbje, andaj është intervenuar që të kursehet nga dhimbjet e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori