LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas 300 ditëve luftë, Zelensky udhëton për në SHBA – filmohet në Poloni

Për herë të parë pas 300 ditëve luftë, Zelensky udhëton për në SHBA – filmohet në Poloni

Një televizion polak ka publikuar pamjet ku shihet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur me tren në atë vend, për të vazhduar tutje udhëtimin për në SHBA me aeroplan.

Kjo është hera e parë që Zelensky është larguar nga Ukraina në 300 ditët e fundit – që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Zelensky ka arritur me tren deri në vendin Przemysl në afërsi të kufirit Poloni-Ukrainë. CNN raporton se Zelensky është parë duke u futur në një furgon të bardhë, i cili e dërgoi për në aeroportin e Rzeszowit.


Për në SHBA udhëtoi i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brigdet Ann Brink. Atje pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Joe Biden pritet sot të kumtojë lajmin se SHBA-të do të dërgojnë në Ukrainë sistemin e avancuar raketor Patriot. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori