LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të kostos së lartë, konsumatorët gjerman shprehin pakënaqësitë me energjinë e gjelbër

Për shkak të kostos së lartë, konsumatorët gjerman shprehin pakënaqësitë me energjinë e gjelbër

Tranzicioni qindra-miliardë euro në energji të ripërtërishme në Gjermani i “Energiewende”, po del të jetë i paqëndrueshëm. Çdo ditë e më shumë, gjermanët nuk kanë mundësi të paguajnë për faturat e energjisë elektrike, që si pasojë e projekteve të energjisë së ripërtërishme, janë dyfishuar, krahasuar me të dhëna të vitit 2000.

Pavarësisht shpenzimeve prej rreth 150 miliardë eurosh dhe viteve të përpjekjeve për të zëvendësuar prodhimin e energjisë nga thëngjilli dhe të asaj nukleare me energji të ripërtërishme nga era dhe dielli, Gjermania duket se nuk ka plotësuar pothuajse asnjë objektiv kombëtar në lidhje me reduktimin e dyoksidit të karbonit, siç është përcaktuar përmes caqeve të energjisë së gjelbër për vitin 2020.


“Shumë njerëzve u është ngulitur në kokë fakti se ne paguajmë shumë për këtë tranzicion, por mbrojtja klimatike nuk është duke u avancuar”, citohet të ketë thënë nga Politico, Klaus Mueller, kryesues i organizatës gjermane për mbrojtje të konsumatorëve Verbraucherzentrale Bundesverband.

Vitin e kaluar, energjia e ripërtërishme në Gjermani në momente të caktuara arriti të mbulojë 36 për qind të kërkesës së vendit për energji. Por, deri sa prodhimi i rrymës nga burime të ripërtërishme po rritej në sektorin e energjisë elektrike, ato nuk ndikuan në zvogëlimin e ndotjes, por ndikuan në rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Gjermania, ndër të parët në fushën e energjisë së ripërtërishme, është afër dështimit në këtë fushë”, thotë Patrick Graichen, kryesues i organizatës Agora Energiewende, gjatë një vlerësimi në muajin janar.

Për vite me radhë Gjermania ishte vend lider në transformimin e energjisë në botë. Ishin paratë e taksapaguesëve gjerman që ndihmuan financimin e projekteve marramendëse të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, raporton Politico.

Për konsumatorët, ky aktivitet erdhi me një kosto të madhe. Shumë nga ta tani përballën me faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike, si pasojë e mbylljes së disa termocentraleve nga thëngjilli dhe atyre nukleare.

Përkundër qindra miliarda eurove të investuara, Gjermania është ende e varur nga thëngjilli në të cilin mbështet më shumë se 40 për qind të energjisë së saj elektrike. Edhe termocentrale tani më të mbyllura, ofrojnë energji rezervë atëherë kur era nuk fryn dhe dielli nuk rrezaton.

Gjendja pritet të vështirësohet edhe më shumë pas mbylljes së termocentraleve nukleare, që ashtu si ato nga thëngjilli, llogariten burim i sigurt për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas planeve zyrtare, Gjermania pritet të mbyllë centralet e fundit nukleare më 2022.

Artikull i sponsorizuar