Për herë të parë në Kosovë, Spitali Amerikan realizon transplantimin mikrovaskular, rekonstruksion muskulo-lëkuror me anastomozë!
Pas një aksidenti të rëndë para shtatë vitesh, 22 vjeçarja Z.H nga Presheva me banim në Fushë Kosovë, pësoi lëndime të rënda dhe traumë familjare ku humbi nënën dhe babain, ndërsa vëllai i saj kishte lëndime të rënda trupore. Nga kjo kohë mbeti nën kujdesin e axhallarëve dhe familjarëve të tjerë dhe si pasojë e aksidentit nuk kishte një jetë dhe ecje normale.
Z.H nën kujdesin e ekipit profesionist të ortopedëve udhëhequr nga Dr.Florin Ramadani, në bashkëpunim me Kirurgun Plasitk çek Dr. Tomas Kempny dhe ekipin e anestezistëve, iu nënshtrua operacionit që zgjati 5 orë në Spitalin Amerikan në Prishtinë . Në fakt kjo 22 vjeçare është pacientja e parë në Kosovë që i nënshtrohet një operacioni të tillë, transplantimin mikrovaskular me indet e buta i cili është i lidhur me anastomozë direkt vaskulare.
Kirurgu plastikë dhe rekrostruktiv, Tomas Kempny, u shpreh i bindur se vajza 22 vjeçare do të ecë si më parë.
Dr. Kempny: Zgjidhja përfundimtare, pacientja do të ecë normalisht:
“Për rastin në fjalë kemi të bëjmë me mungesë të indeve të buta, zona ku është trajtuar pacientja më herët është e mbuluar vetëm me një lëkurë të hollë e cila është ngjitur në kockë dhe kjo është jo konforme dhe nga aspekti i lëvizjes shkakton dhimbje. Merret një pjesë e indeve të buta më të trasha, me muskul dhe me inde të buta në pjesën e barkut dhe bëhet transplantimi anestemoza mikro-vaskulare dhe mikro-kirurgjike. Është operacion që zgjat 5 orë, varësisht nga rregullat dhe është një zgjidhje definitive ku pacientja do të ecë me thembër”, tha Kempny.
Doktor Florin Ramadani, në Spitalin Amerikan në Prishtinë, tha se ky intervenim ka qëllime humanitare dhe se ky është pa mbulesa materiale.
Dr. Ramadani: Operacioni për qëllime shëndetësore dhe humanitare:
Është fjala për një pacientë të re e moshës 22 vjeçare e cila si 15 vjeçare ka pësuar një aksident të rëndë. Ky operacion, i pari në Kosovë i këtij llojit, realizohet me iniciativën e të gjithëve për ti ardhur në ndihmë pacientes por edhe për të hedhur një hap më tej në shëndetësinë tonë.
Tashmë 4 ditë pas operacionit Z.H është në gjendje shumë të mire dhe shprehet e gëzuar që do ti rikthehet jetës dhe ecjes normale. Në ditët në vijim do ti nënshtrohet edhe një programi specific post operator për rekuperimin e plotë.
Spitali Amerikan me lokacion të ri “Rr. Shkupi”, Nr 25 pranë rrethit të spitalit në Prishtinë, është gjithmonë në kërkim të perfeksionit për ti ofruar pacientëve një trajtim mjekësor professional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë