Pasuria e Lionel Messit vlerësohet 400 milionë euro: Superylli i Barcelonës aktualisht paguhet 102 milionë euro në vit

Lionel Messi ka ndërtuar një pasuri të pabesueshme gjatë viteve, pasi paguhet jashtëzakonisht shumë si futbollist, ndërsa të ardhura marramendëse ka edhe nga reklamimet.
Ylli i Barcelonës ka ndërtuar një karrierë të shquara si futbollist dhe shihet si prej më të mirëve në histori.
Messi e ka ndihmuar klubin katalanas për 10 tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, plus tituj të tjerë vendor dhe botërorë.

Paga e tij është rritur vazhdimisht gjatë viteve, duke e mbajtur atë në Camp Nou gjatë gjithë karrierës së tij.
Kontrata e tanishme e Messit është valide deri në verën e vitit 2021, por Barcelona tashmë po punon për një marrëveshje të re.
Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu, dëshiron që sulmuesi të jetë përgjithmonë i lidhur me klubin.

“Ne do të dëshironim të ripërtërinim kontratën e tij, kjo është ideja. Ai është i ri dhe ai ende ka dy vjet në marrëveshjen e tij. Messi është një njeri me një klub, është më shumë sesa ajo që ai bën në fushë, marrëdhëniet e tij me Barcën do të zgjasin përgjithmonë, unë e përdor shembullin e Peles, i cili ishte gjithnjë në Santosin. Dëshirojmë që Messi të jetë gjithmonë në Barcelonën”, kishte thënë Bartomeu.
Pagat e Lionel Messit
L’Equipe raportoi në fillim të këtij viti se Messi merr 7.3 milionë funte në muaj (8.5 milionë euro në muaj).
Kjo i bie se ai merr aktualisht rreth 1.7 milion funte në javë (2 milionë euro), ose 87.6 milionë funte në vit (102 milionë euro).

Shifrat e dhëna përfshijnë shpërblime (bonuset) dhe parat tjera që vijnë nga reklamat që ai bënë e janë llogaritur si pagë bazë e Messit, shkruan Express Sport.
I njëjti raportim thotë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari i dytë më i paguar në botë me 4.1 milionë funte në muaj.
Vlera e pasurisë së Lionel Messit
Të ardhurat e jashtëzakonshme mujore të Messit janë rritur më edhe më shumë nga një gamë e gjerë sponsorizimesh dhe përkrahjesh.
Ai është pjesë e reklamave të Adidas, Pepsi dhe Konami për marketingun e tyre sportivë.
https://www.instagram.com/p/BXk8D3kleSI/?utm_source=ig_embed
Sumuesi i Barcelonës ka qenë edhe fytyra e kompanive globale si Gillette, Turkish Airlines dhe Tata Motors.
Në përgjithësi, vlera neto e pasurisë së Messit vlerësohet rreth 310 milionë funte (361 milionë euro / 400 milionë dollarë), sipas Celebrity Net Worth.
https://www.instagram.com/p/BiG791AhD4u/?utm_source=ig_embed
Duhet cekur se pagat e argjentinasit në të shkuarën nuk kanë qen kaq të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri