LAJMI I FUNDIT:

Pasi ngatërroi presidentët francezë dhe kancelarët gjermanë, Biden thotë se nuk ka probleme me kujtesën

Pasi ngatërroi presidentët francezë dhe kancelarët gjermanë, Biden thotë se nuk ka probleme me kujtesën

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kritikuar hetimet që zbuluan se ai kishte keqpërdorur dosjet top sekrete dhe tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

Në një konferencë të papritur, ai këmbënguli se “kam kujtesë shumë të mirë”, raporton bbc.

Biden kujton gjatë një fjalimi se ishte takuar 'së fundmi' me ish presidentin francez që ka vdekur në vitin 1996
Lexo po ashtu Biden kujton gjatë një fjalimi se ishte takuar 'së fundmi' me ish presidentin francez që ka vdekur në vitin 1996

Ai kritikoi një pretendim që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë se “si dreqin guxon ta ngrehni këtë çështje?”


“Nuk kam nevojë që dikush të më kujtojë kur ai [Beau Biden] ndërroi jetë”, pohoi udhëheqësi amerikan.

Së fundi, Biden kishte ngatërruar presidentët francez si dhe kancelarët gjermanë.

Ndërkohë, hetimi zbuloi se Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por vendosi të mos e akuzonin.

Biden ngatërron gjatë fjalimit Angela Merkelin me Helmut Kohl-in, i cili vdiq në 2017
Lexo po ashtu Biden ngatërron gjatë fjalimit Angela Merkelin me Helmut Kohl-in, i cili vdiq në 2017

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, përcaktoi se 81-vjeçari kishte mbajtur në mënyrë të pahijshme dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Zbulimi erdhi pas një hetimi të veçantë që akuzoi ish-presidentin Donald Trump, 77 vjeç, për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori