LAJMI I FUNDIT:

Biden kujton gjatë një fjalimi se ishte takuar ‘së fundmi’ me ish presidentin francez që ka vdekur në vitin 1996

Biden kujton gjatë një fjalimi se ishte takuar ‘së fundmi’ me ish presidentin francez që ka vdekur në vitin 1996

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një gafë tjetër së fundmi gjatë një fjalimi në Las Vegas ku ngatërroi presidentin francz Emmanuel Macron me Francois Mitterrand, ish-presidenti Francës i cili vdiq në vitin 1996.

Biden rikujtoi një histori të një takimi që kishte pasur me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë samitit të G7 në Angli, në vitin 2021, disa muaj pasi Bideni kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.


Ai kujtoi këtë takim duke menduar se po fliste për Macronin po në fakt përmendi një lider që ka vdekur pothuajse 30 vjet më parë.

“U ula me të dhe i thashë ‘Amerika është rikthyer’”, kujtoi Biden gjatë fjalimit. “Dhe Mitterrand i Gjermanisë, në fakt i Francës, m’u drejtua mua”, deklaroi Biden i cili në fakt duhet të thoshte për Macronin.

Biden më pas duket se humbi në mendime para se të përgatitej për të përfunduar fjalinë: “Më pyeti, për sa kohë je kthyer”.

Biden po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Aktualisht në SHBA po mbahen zgjedhjet primare ku votuesit e shteteve do të zgjedhin kandidatin e tyre presidencial. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori