LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së Mustafës, flasin nga LVV-ja: Jemi për koalicion me LDK-në, por nuk kemi garancë se do të ndodhë

Pas deklaratës së Mustafës, flasin nga LVV-ja: Jemi për koalicion me LDK-në, por nuk kemi garancë se do të ndodhë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pas tre muajve nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk kanë arritur të bien dakord rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Albin Kurti nga LVV-ja dhe Isa Mustafa nga LDK-ja, kanë vazhduar me takimet e tyre për t’u dakorduar për marrëveshje, por këto takime nuk prodhuan ndonjë rezultat pozitiv.

Mustafa sot pati takim me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ku pas këtij takimi para mediave deklaroi se zgjidhjen për formimin e institucioneve të vendit e japin nga Lëvizja Vetëvendosje.


“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, u shpreh shkurt lideri i LDK-së.

Flet Mustafa: Zgjidhjen e ofron Lëvizja Vetëvendosje, jo ne
Lexo po ashtu Flet Mustafa: Zgjidhjen e ofron Lëvizja Vetëvendosje, jo ne

Lidhur me këtë deklaratë të Mustafës, ka folur për Telegrafin, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se janë shumë të interesuar të kenë koalicion me LDK-në, por se nuk kanë garancë që kjo do të ndodhë.

“Ne jemi shumë të interesuar të kemi koalicion me LDK-në. Do te punojmë shumë në këtë drejtim por nuk kemi garancë se kjo do të ndodhë. Garanca është vetëm përkushtimi jonë për jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Haxhiu, për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se i kanë bërë propozim LDK-së dhe se kamë pritje për këtë.

“Siç kemi thënë publikisht, ne i kemi bërë propozim LDK-së, presim mbledhjen e Këshillit Drejtues për propozimin tonë , siç kanë thënë”, u shpreh Haxhiu.

E pyetur se a do të ketë gjatë kësaj jave takim të Kurtit dhe Mustafës, Haxhiu nuk ka dhënë përgjigje.

Ndryshe, sot anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori