Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett tha shkurt para mediave se zgjidhjen për formimin e institucioneve të vendit e japin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa nuk pranoi të komentoj më gjatë, as bisedën që pati me ambasadorin Kosnett, e as rrjedhën e ngjarjeve që pritet të ndodhin për sa i përket marrëveshjes për koalicion.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, u shpreh shkurt lideri i LDK-së, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak minuta para Mustafës, ishte nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i cili u deklarua para medieve duke thënë se janë duke pritur një përgjigje funksionale për të dyja palët nga VV-ja.

Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët
“]

“Unë nuk po ju them as për ofertën e Kurtit, për shkak se ofertat e Kurtit nuk i kemi shqyrtu në organet tona, ne kemi bisedu me organet e LDK0-së për parimet që duhet t’i ketë një qeverisje. Po them që po presim për një zgjidhje që ata mund ta ofrojnë”, tha Veliu. /Telegrafi/