Shkrepi aksidentalisht armën dhe lëndoi dorën – i dyshuari në Vitimerr tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
Rasti ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Vitisë, të premten në ora10:30.
“I dyshuari mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se të njëjtit i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor Spitalin Rajonal në Gjilan”, thuhet në raport.
Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, 3-fishekë dhe 1-gëzhojë, të cilat dyshohet se e ka përdorur i dyshuari.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































