LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët

Veliu: Nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu pas takimit që u mbajt në selinë e partisë së tij me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett tha para mediave se diskutimet me ambasadorin ishin në lidhje me çështjet aktuale dhe se po presin nga Lëvizja Vetëvendosje po presim një zgjidhje funksionale për të dyja palët.

Nënkryetari i LDK-së në lidhje me ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje tha se nuk e kanë shqyrtuar dhe se po presin një zgjidhje nga Vetëvendosja e cila do të ishte funksionale për të dyja palët, transmeton Telegrafi.


“Me ambasadorin kemi bisedu për çështjet aktuale. Në këtë moment interesimi edhe i yni edhe i Ambasadës amerikane është që Kosova të ketë sa më shpejti qeveri funksionale. Ne po presim një zgjidhje nga VV-ja, një zgjidhje e cila është funksionale për dy palët, derisa ta marrim një zgjidhje ne po presim, përgjegjësia është e tyre për këtë situatë të krijuar. Unë nuk po ju them as për ofertën e Kurtit, për shkak se ofertat e Kurtit nuk i kemi shqyrtu në organet tona, ne kemi bisedu me organet e LDK-së për parimet që duhet t’i ketë një qeverisje. Po them që po presim për një zgjidhje që ata mund ta ofrojnë”, tha Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori