LAJMI I FUNDIT:

Papaja, më tepër se një frutë ekzotike

Papaja, më tepër se një frutë ekzotike

Vjen nga Karaibet dhe gjendet në shitore të ndryshme, si e freskët edhe e përpunuar. Kjo frutë shërben si recetë kurative dhe është vështirë të gjendet në natyrë. Ka shumë proteina, mund të përdoret si anticelulit dhe kundër djegies.

Papaja ka një tul me ngjyrë të verdhë të fortë, shumë aromë dhe është shumë e butë kur e prekni. Kur është i papjekur njihet nga lëkura e jashtme ngjyrë jeshile dhe aroma paksa e rëndë. Ju mund ta blini dhe ta mbani në kuzhinë për pak ditë dhe ai piqet në temperaturën e ambientit. Nëse e blini të pjekur, vendoseni në frigorifer, pasi nuk mund të qëndrojë më shumë se 2-3 ditë pa u prishur.

Papaja e freskët këshillohet të konsumohet në mëngjes si antipastë (e shoqëruar me proshutë ose sallam), ndërsa e shtrydhur me pak ujë është një pije shumë speciale.


Në shitore gjendet shumë lehtë, ndërsa në restorante konsumohet si pije. Ajo është shumë e mirë për t’u konsumuar e freskët, e mrekullueshme për t’u përdorur në kuzhinat tuaja dhe shumë e shëndetshme si ilaç.

Hiperkalorike dhe hipervitaminoze
Ajo është e ngjashme me pjeprin por brenda përmban disa fara të zeza. Ka një shije që të kujton kajsinë, me pak kalori, por e pasur me vitamina. Papaja përmban dyfishin e vitaminës C që ka portokalli. Një frutë me peshë 300 gr përmban 188 miligram vitaminë C dhe 119 kalori. Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, kalium.

Aleate e lëngjeve
Është më e mirë se ananasi për të tretur ushqimin. Këtë meritë e ka nga papaina, e cila vepron te proteinat për të veçuar enzimat tretëse nga lëngjet e tjera. Pas një vakti të rëndë, është e domosdoshme një fetë papaja, pasi ju ndihmon të ktheheni në formë. Nëse djegia e proteinave është problem kronik për ju, atëherë duhet të përdorni gjethet më të mira të saj, pasi ato janë më efikase. Nuk është e vështirë të përgatitet (30 g gjethe në 1 litër ujë), por mund të interesohen i edhe në farmaci, ku mund ta merrni si medikament (pluhur).

Efekti që ka mbi celulitin
Enzimat e frutës papaja janë të dobishme edhe në eliminimin e celulitit, i cili mund të jetë shumë i dukshëm ose mund t’ju bëjë keq. Në këto raste ju intereson të hani më tepër, një ose dy fruta para bukës. Substancat enzimatike do të lëshojnë një substancë kundër dhimbjeve, duke ju ndihmuar të eliminoni lëngjet e tepërta dhe të shmangni acidet e yndyrës nga celuliti i krijuar.Çfarë ka në 100 g papaja?

Energji 28 Kcal
Ujë 89,3 g
Proteina 0,4 g
Yndyra 0,1
Glukozë 6,9 g
Fibra 2,3 g
Natrium 7 mg
Kalium 140 mg
Hekur 0,5 mg
Kalcium 28 mg
Vitaminë A 265 mgc

Fermentimi ofron më të mirën e mundshme
Nëse doni të insistoni në aktivitetin terapeutik, mund të merrni në konsideratë këtë fermentim, i cili ka mbi 20 vjet që prodhohet në Japoni dhe shitet në farmaci, si pluhur i bardhë. Përgjatë fermentimit, papaja krijon substanca që e mbrojnë trupin nga
stresi i oksidimit.

Të mësojmë pak më shumë
* E kundërta që mund të pritet nga një frutë që përmban enzima shumë aktive. Konsumimi i shpeshtë i kësaj frute ndihmon në parandalimin e ulcerës, duke e mbrojtur stomakun nga substancat (për shembull, ilaçet kundër dhimbjeve), të cilat kanë funksione kundër ulcerës së nivelit gastrit. Ajo ndihmon personat që vuajnë nga artritet dhe reumatizma, të cilët detyrimisht duhet të konsumojnë doza të tjera kundër dhimbjeve.

* Shtojeni këtë frutë në sistemin mbrojtës ndaj sëmundjes së tëmthit

* Papaja nuk shërben vetëm për mbrojtje nga efektet e krijuara të ilaçeve kundër dhembjeve, por ndihmon edhe për dhembjen e shpinës. Është zbuluar se enzimat e kësaj frute janë efikase në zëvendësimin e substancave të forta (mbrojtëse), të cilat mblidhen në pjesën e sheshtë të vertebrave te personat që vuajnë nga hernia diskale.

* Instituti Luc Montagner ka eksperimentuar ekstraktin e saj si një ilaç për trajtimin e stresit dhe sëmundjeve degraduese të sistemit nervor (për shembull, sëmundja e Parkinsonit). Është e qartë se ajo është një antioksiduese e fortë dhe stimulon sistemin imunitar.

* Te papaja e fermentuar është dalluar prezenca e disa substancave të quajtura betaglukani, të cilat kanë përparësi të rregullojnë kapacitetin imunitar të organizmit. Përfitimet më të mëdha mund të arrihen kur ajo konsumohet në mëngjes, sapo të zgjoheni.

* Papaja është e këshillueshme edhe për ndihmesën e kontrasteve të krijuara me origjinë traumatike. Reagon një substance e veçantë e gjakut (fibrina), e cila ndihmon për shkrirjen e nyjave hemorragjike dhe për të shpejtuar rrjedhjen e gjakun në vena dhe në limfe.

* Ndër anët pozitive të frutës është edhe prezenca e mirë e fibrave: zëvendësojnë dy për qind të peshës dhe ulin me ngadalë shtimin intensiv të yndyrës dhe kolesterolit.

* Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës të cilat përdoren si analgjetikë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori