Radhët janë shtuar përgjatë kufirit të Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të largohen nga vendi mes një thirrjeje ushtarake për luftën në Ukrainë.
Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të shërbyer në luftë, përcjell Telegrafi.
Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.
Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me kilometra me automjete duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.
Një burrë, i cili nuk donte të tregonte emrin ka thënë për BBC se ai kishte rrëmbyer pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër, menjëherë pas njoftimit të presidentit Putin – sepse ai ra në grupin që mund të dërgohej në luftë.
Disa dëshmitarë vlerësuan se radha e makinave në pikën e kontrollit të “Larsit të Epërm” ishte rreth 5 km (3 milje) e gjatë, ndërsa një grup tjetër tha se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin.
Madje disa pamje nga vendi i ngjarjes tregoi disa shoferë duke lënë makinat ose kamionët e tyre përkohësisht në bllokim të trafikut.
Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës – por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.
Destinacione të tjera të arritshme me aeroplan – si Stambolli, Beogradi ose Dubai – kanë parë që çmimet e biletave janë rritur menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake, me disa bileta të shitura plotësisht.
Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.
Thirrja për mobilizim ndezi protesta në qytetet kryesore ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun të martën, duke rezultuar me 1,300 arrestime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë
Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën
Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus
Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë