LAJMI I FUNDIT:

Pajisjet e zgjuara dhe interneti, zvogëlojnë vëmendjen dhe koncentrimin

Pajisjet e zgjuara dhe interneti, zvogëlojnë vëmendjen dhe koncentrimin

Njerëzit që e përdorin shumë internetin dhe pajisjet e zgjuara, janë më të prirë të bëjnë gabime, të harrojnë dhe të kenë orientim të keq në hapësirë.

Është e lehtë të shihet dikush që ecën në drejtim të pacaktuar, me sy të ngulitur në ekranin e telefonit.

Por, përdorimi i shumtë i internetit dhe pajisjeve të zgjuara, është i lidhur me humbjen e koncentrimit dhe harresë të shpejtë – madje, edhe kur përdoruesi nuk është duke i shfrytëzuar ato.

Hulumtuesit nga Universiteti i Leicesterit, i kanë kërkuar 210 personave, të moshës nga 18-65 vjeç, të rendisin veprimet e tyre në bazë të perceptimit dhe kujtesës.


Studimi ka zbuluar se ata që përdorin më shumë pajisjet e zgjuara dhe internetin, kanë bërë më shumë “gabime të njohura”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori