LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Projektligjin kundër COVID-19 nuk e iniciova për arsye politike, problemi për mosmiratimin e tij qëndron te Qeveria Hoti

Osmani: Projektligjin kundër COVID-19 nuk e iniciova për arsye politike, problemi për mosmiratimin e tij qëndron te Qeveria Hoti
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me propozimin e saj për Projektligjin kundër COVID-19, ka thënë se zyra ligjore e kryeministrit, Avdullah Hoti kanë dhënë mendim pozitiv.

Kështu ka thënë Osmani gjatë debatit për situatën pandemike në vend, në Kuvendin e Kosovës.


Sipas saj, problemi qëndron te zyra e kryeministrit, në kuptimin politik e jo tek zyra e tij ligjore apo te shërbyesit civil.

“Zyra ligjore e kryeministrit si dhe shërbyesit civil kanë dhënë opinion të shkëlqyer në lidhje me ligjin Anti-COVID-19. Problemi ka qenë tek Qeveria, në kuptimin politik”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se propozimin për projektligjin për pandeminë nuk e ka bërë me asnjë arsye politike, por sepse deputetët kanë refuzuar ta bëjnë duke thënë se është detyruar ta bëjë ajo.

“Unë shpresoj që shumë shpejt ky projektligj të vjen në kuvend për lexim të parë ta ketë votën tuaj. Mirëpo, mos thoni që kjo është iniciuar për arsye politike. Nuk ka asgjë politike në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet ligj. Ata e kanë sqaruar shumë mirë për dallim prej asaj që po tenton ta thotë një nga zëvendëskryeministrat. Ata thonë që për të bërë kufizime për të drejtat e njeriut sikur për këto që janë të nevojshme këto ditë nuk duhet gjendje e jashtëzakonshme, por mjafton një ligj sipas nenit 55 të Kushtetutës. Nuk kemi asnjëri të drejtën që ta bllokojmë një mundësi që të luftohet pandemia dhe kjo arrihet nëpërmjet këtij ligji”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori