Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pasi tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje, rreth një muaj nga fillimi i punës.
“Dorëheqja e policëve nga komuniteti serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia. Kjo është një dëshmi se politikat e këtij shteti vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Presidentja është zotuar se shteti do të vazhdojë të sigurojë përfshirjen e të gjitha komuniteteve në të gjitha institucionet e Kosovës.
“Do ta bëjmë një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shtuar Osmani.
The resignation of police officers of the Serb community is a direct result of ongoing threats and intimidation from Serbia –an evidence that its policies continue to mirror Milosevic tactics.
We will continue to ensure inclusivity across all institutions and a safer 🇽🇰 for all.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 17, 2023
Për largimin e pjesëtarëve serb nga Policia e Kosovës kanë reaguar edhe institucionet ndërkombëtare dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, u shpreh i shqetësuar me këtë njoftim.
EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese, shkroi Barbano duke theksuar se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, duke shpërndarë postimin e shefit të EULEX-it, ritheksoi siç tha “përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po i ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai.
“Pajtohem plotësisht”, shkroi ndërkaq ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde. “Një vend shumetnik kërkon një polici shumetnike. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikë”, theksoi ai.
Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kush janë personat e rrezikshëm që s’po mund të kapen nga Policia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-380x233.jpg)
Kush janë personat e rrezikshëm që s’po mund të kapen nga Policia e Kosovës?
![Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-07T222227.726-380x233.jpg)
Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit
![Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kalaja-vuqakut-380x233.jpg)
Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë
![“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/andi-pajaziti-380x233.jpg)
“Pa menduar, e pa fajin e tij” – Aktakuza ndaj Andi Pajazitit për vrasjen në ‘Bon Vivant’
![Vapë në Kosovë, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/fontanat-temperaturat-e-nxehta-vapa-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Vapë në Kosovë, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius
![Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kufitar, Sveçla dhe Balla sot nënshkruajnë Protokollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1690202862_836c068de90b4c59a1b24fdaee8f54ec-770x433-1-380x233.jpg)
Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin kufitar, Sveçla dhe Balla sot nënshkruajnë Protokollin
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/grenchee-380x233.jpg)
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
![Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-2-380x233.jpg)
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
![Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-234226-380x233.png)
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
![Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/euro--380x233.jpg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
![Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-204417-380x233.png)
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-210113-380x233.png)
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt