Edicioni i 30-të me radhë i BarCamp Prishtina po vjen! Ky edicion i sponsorizuar si rëndom nga IPKO Foundation do të mbahet të martën, më 31 mars 2015 në ora 17:30 në teatrin Oda.
Gjate viteve që lamë pas, BarCamp Prishtina ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prishtinës.
Meqënëse ky edicion është pranë Javës së Gruas, ai ka për qëllim të shpalosë femra të suksesshme të komunitetit tonë. Folëset do të tregojnë storiet e tyre personale dhe ngjarje interesante, si dhe rrugëtimin e tyre në profesionet përkatëse.
Duke filluar nga Manushaqe Nura, Ilire Çelaj, e deri te Arbana Xharra, folëset do të na shpalosin përvojat e tyre gjatë viteve në profesionet adekuate.
Manushaqe Nura, udhëheqëse togu në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të na shpalosë rrugëtimin e saj në këtë profesion e si ka arritur që të thyejë shumë barriera që shoqëria jonë ka vendosur për femrën. Përmes këtyre, Manushaqja do të dëshmojë që edhe në Kosovë ëndërrat mund të bëhen realitet vetëm me punë.
Ilire Çelaj, aktore e shquar me krijimtari artistike të bujshme, do të na shpalosë përvojën e saj profesionale në role të ndryshme e sfidat që hasen në fushën e artit. Një rol i veçantë i Ilires është padyshim ai në filmin "Burrnesha", e cila u shfaq në festivale botërore të filmit duke përfshirë edhe Berlinale-n dhe trajton një temë të ndjeshme në shoqërinë kosovare.
Arbana Xharra, gazetare e mirënjohur dhe kryeredaktore e gazetës “Zëri”, që me një seri raportesh hulumtuese ka treguar guxim dhe lidership në avokimin e të drejtave të njeriut, barazinë femërore dhe progresin social, shpesh duke rrezikuar sigurinë personale. Arbana do të na tregojë për eksperiencat e saj si gazetare dhe si ky përkushtim iu shpërblye me marrjen e çmimit prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme që jep Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pasi që BarCampet iu ofrojnë njerëzve një vend ku ata mund të ndajnë ide dhe tregime interesante personale, ky BarCamp do i sigurojë pjesëmarrësit me biseda e ide të frytshme.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e një përvoje të këndshme, ejani të martën në teatrin Oda nga ora 17:30. Prania juaj edhe në këtë edicion të BarCamp Prishtina pa dyshim që do t’a bëjë atë edhe më cilësor!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes