LAJMI I FUNDIT:

GARË

GARË

Poezi nga: Marin Sorescu
Përktheu: Aurel Plasari

Në një dhomë si të tjerat,
me një tavan të paqmë,
bëjmë garë me kërcime së larti.


E dimë mirë
që asnjeri nuk mund të kërcejë
më lart se tavani
për shkak të forcës së rëndesës
që na tërheq përposh
qysh prej kohëve të lashta.

Por ne vazhdojmë
me një ngulm djallëzor,
se nuk mund t’ia bëjmë ndryshe
kur na hipën xhindi i lartësisë.

Si peshqit fluturakë
që ëndërrojnë flatra të vërteta,
ne ditë e natë japim e marrim me tavanin tonë të ulët.

Më i shkathti,
që i ka muskujt më të kalitur e më të stërvitur,
që i njeh më mirë ligjet e kërcimit së larti,
ai i ha edhe goditjet më të shumta
në kokë.